Me implementimin e sistemit FIXY në kompaninë tuaj, do të përfitoni afërsisht 2 orë pune në ditë të mjetit dhe drejtuesit të tij dhe përdorimi personal i mjeteve të kompanisë do të bjerë, duke çuar në:
- Reduktim të sasisë së harxhuar të karburantit
Ky sistem, lejon që manaxheri i trasnportit në kompaninë tuaj, të vëzhgojë pozicionimin e mjetit në kohë reale dhe të ridërgojë çdo drejtues mjeti/mjet në një drejtim të ri, e cila çon në:
- Reduktim të kohës së shpenzuar për dërgesat te klientët
- Kursime në telefonatat për të përcaktuar pozicionimin e mjetit – ju mund të shikoni të gjitha mjetet tuaja në një hartë të detajuar, pikërisht në ekranin e kompjuterit tuaj
Identifikimi i drejtuesve të mjeteve me kartë RFID, tregon informacion mbi atë që po drejton mjetin në një moment të caktuar dhe paraqet të gjithë emrat e drejtuesve që kanë përdorur një mjet të dhënë në periudhën e kohës që ju zgjodhët:
Uljen e riskut të dëmeve të qëllimshme apo të kepërdorimit/abuzimit me mjeteve tuaja
Mbledhja dhe përpunimi i informacionit për lëvizjen ose koha e ndalesës së mjetit, ju kursen kohë në verifikime apo raporte:
- Itineraret
- Raportin mbi kilometrat e përshkuar
- Raportin mbi shpejtësinë e tejkaluar
- Raprtin mbi ngjarjet gjatë lëvizjes
Sistemi automatikisht përgatit të gjitha raportet dhe verifikimet për një periudhë të caktuar dhe nga kritere të ndryshme/drejtuesi apo mjeti/, në një formë të përshtatshme me përpunime të cilësisë së lartë. Këto përbëjnë përfitimet kryesore, që çdo klient i GPS kontrolk i vë në dukje menjëherë, që në fillim të implementimit të sistemit të kontrollit. Sigurisht që sistemi FIXY ofron dhe opsione të tjera, të cilat kontribuojnë në përmirësimin e punës:
-
Krijimi i zonave të lëvizjes për mjetet
- Krijimi i objekteve për t’u vizituar në një hartë të detajuar të rrugëve të Shqipërisë.
- Ri-relaizimi i itinerareve të mëparshëm, me një prezantim grafik të drejtimit të lëvizjes
- Krijimi i grupeve dhe nën-grupeve për mjetet me të njëjtin aktivitet
- Nivele të ndryshme aksesi për përdoruesit
|