Pas implementimit të sistemit GPS në një kompani të caktuar, opsioni i vetëm i arritshëm është të rritësh fitimin. Kompanitë që e kanë futur këtë lloj sistemi në aktivitetin e tyre, ndjejnë keqardhje që nuk e kanë përdorur më përpara.
Përmes sistemit tonë, klientët tanë, përfitojnë menjëherë një rritje të efiçencës në punë, një ulje të shpenzimeve për karburantin, dhënien fund të abuzimit me paranë, rritje e disiplinës, orar të shkurtuar të punës, përmirësim në mirëmbajten e mjeteve etj.
Për shembull, nëse për një muaj makina juaj e punës përshkon rreth 100 km në ditë dhe 50 ose madje 25 prej tyre, nuk janë bërë për qëllime pune, ju fare lehtë mund të llogaritni përfitimet. Për shembull, kur drejtuesi i mjetit udhëton 50 kilometra shtesë dhe me një konsum karburanti 8 l/100 km, humbja juaj është 3.5 € për një çmim mesatar të marrë të karburantit 0.9 € (0.9 x 50x8/100). Nëse ai udhëton 25 km më shumë nga ç’është parashikuar, humbja juaj është rreth 1.75 €. Edhe nëse drejtuesi i mjetit përshkon më pak kilometra jashtë itinerarit të punës, do të shpenzoni më shumë para për karburant, se sa po të përdornit sistemin tonë.
Deri tani, e gjithë çështja sillet rrotull parave që humbisni nga kilometrat jashtë itinerarit të rregullt. Po sikur t’i shtonim edhe humbjen e orëve të punës, apo vonesën/dështimin e një angazhimi të marrë. Edhe në këtë rast, nëse implementoni sistemin GPS, ne mund të llogaritim me lehtësi kohën që duhet për të marrë përfitimet nga një investim i caktuar.
|