GPS (Global Positioning System) përbëhet nga 24 satelitë, të dërguar në orbitë nga qeveria Amerikane me qëllime krejtësisht ushtarake, por në vitet 80’ potenciali i tij është gjithashtu i përdorshëm edhe për popullsinë civile. GPS punon 24 orë në ditë, kudo në
botë. Nuk aplikohen tarifa abonimi apo kosto instalimi për përdorimin e GPS. Mënyra se si funksionon paraqitet si vijon:
Sateliti GPS i dërgon sinjale marrësit GPS në Tokë dhe krahason kohën e dërgimit të sinjalit nga sateliti, me kohën e marrjes së këtij sinjali. Në praninë e të paktën tre sateliëve, pozicioni i marrësit mund të përcaktohet me një saktësi të plotë, me qëllim përcaktimin e pozicionimit të pajisjes marrëse, përkatësisht të mjetit motorik apo objektit lëvizës. |

|
Nëse janë katër ose më shumë satelitë, atëherë është e mundur të përcaktohet lartësia, të llogaritet shpejtësia, drejtimi, distanca e udhëtimit dhe çdo gjë tjetër lidhur me këtë lëvizje.
Saktësia e sinjalit GPS është kaq preçize, saqë koha mund të përcaktohet brenda milionave të sekondës. Saktësia në përcaktimin e shpejtësisë dhe pozicionimi i objektit, janë të lidhura me njëra-tjetrën
|