GPS, Sistemi Global i Pozicionimit është emri i një sistemi navigues satelit-radio për përcaktimin në kohë reale të pozicionimit, shpejtësisë dhe kohës me saktësinë në një nanosekond, kudo në botë dhe në orbitën rreth e qark Tokës. Ushtria Amerikane e quan “NAVSTAR GPS” – “Navigation Signal Timing and Ranging Global Positioning System” (Koha e Navigimit të Sinjalit dhe Zona e Sistemit Global të Pozicionimit).
Sistemi përbëhet nga minimumi 24 satelitë, vendosur në 6 orbita në lartësinë rreth 20 000 kilometra dhe me stacione vëzhgimi nga qendra e kontrollit në Tokë, pozicionuar në vende të ndryshme të saj. Mënyra e funksionimit bazohet në matjen e distancës nga pozicioni, kordinatat e të cilit ne i kërkojmë në sajë të një grupi satelitësh, koordinatat e të cilëve janë të sakta dhe të njohura mjaft mirë. Distanca llogaritet në bazë të kohës së përhapjes së sinjalit radio, nga sateliti tek përdoruesi.
Sistemi Global i Pozicionimit është projektuar dhe kontrollohet nga Qeveria Amerikane e Mbrojtjes. Gjithkush mund ta përdor atë falas.
Mirëmbajtja e sistemit kushton rreth 400 milion dollarë amerikanë në vit, përfshirë shpenzimet e zëvendësimit të satelitëve të vjetër. Njëzet e katër satelitët e parë që formojnë yjësinë e sotme GRP (Block II), u dërguan në orbitë më 14 Shkurt të vitit 1978. Sateliti i fundit i dërguar deri më tani, është i pesëdhjeti, që nga krijimi i sitemit më 1978. Më 6 Nëntor të vitit 2004, ai u dërgua në orbitë me ndihmën e raketës (Delta II).
|