Sistemi Global i Pozicionimit ndahet në tre segmente: segmenti i hapësirës, kontollit dhe i përdoruesit.:
1. Segmenti i hapësirës: Pëbëhet nga minimumi njëzetë e katër satelitë GPS operativ, të cilët janë vendosur në gjashtë plane gjeocentrik të orbitës, të përbërë nga katër satelitë secili, me pjerrësinë 55° gradë të këndit të orbitës ndaj ekuatorit. Satelitët janë vendosur në mënyrë të tillë që, në çdo moment dhe në çdo vend në botë, të shikohen të paktën katër prej tyre. Secili satelit është i pajisur me katër orë atomike dhe bën një rrotullim të plotë rreth orbitës për 11 orë e 58 minuta (gjysëm dite ylli)
Satelitët GPS dërgojnë sinjalin në dy frekuenca: L1 (1575,42 MHz) dhe L2 (1227,60 MHz), shumëfishi i frekuencës standarte (10,23 MHz) të orëve atomike në trupin e satelitit. Ato janë rregulluar me kodin C/A (coarse acquisition/transmetohet në 1.023 megabits per sekond (Mbit/s), ritransmetohet çdo milisekondë) dhe P (precise/transmetohet në 10.23 Mbit/s dhe ritransmetohet një herë në javë). Qëllimi i përdorimit të këtyre frekuencave është eleminimi i gabimeve që lindin nga pengesa që has sinjali kur kalon përmes Jonosferës. Civilët mund të përdorin vetëm frekuencën L1 dhe kodin C/A. Frekuencat e tjera përdoren për qëllime ushtarake.
Ekzistojnë tre kategori të satelitëve GPS:
Bllok I: Satelitë të lëshuar në orbitë midis viteve 1978 dhe 1985. Këto tipe satelitësh kanë jetëgjatësi të pritshme afërsisht 4.5 vjet dhe pas kësaj, nuk janë më aktiv. Ndryshimi kryesor midis tyre dhe versioneve të tjerë, është që këto tipe satelitësh nuk mund ta shkatërrojnë sinjalin.
Bllok II dhe IIA: Satelitë të lëshuar në orbitë pas vittit 1985 dhe kanë një jetëgjatësi të pritshme afërsisht 7.5 vjet. Këto tipe satelitësh mund ta shkatërrojnë sinjalin.
Block IIR: Satelitë të lëshuar në orbitë pas vitit 1996. Jetëgjatësia e pritshme e tyre është afërsisht 10 vjet. Këto tipe satelitësh mund të komunikojnë me njëri – tjetrin.
2. Segmenti i Kontrollit: Segmenti i kontrollit përbëhet nga pesë stacione tokësore vëzhgimi, që gjenden rreth e qark botës, antena tokësore dhe një qendër kryesore kontrolli ne Colorado Springs, të cilat kontrollojnë aktivitetin e çdo sateliti dhe janë të përgjegjshme për llogaritjen e parametrave orbital dhe shmangien e orës së satelitëve. Gjithashtu, për parashikimin e parametrave të orbitës, sinkronizimin e orëve atomike dhe për tejçimin e informacionit për ritransmetim nga satelitët.
3. Segmenti i përdoruesit: Segmenti i përdoruesit përbëhet nga marrësit GPS, të përdorur si për kërkesa ushtarake, ashtu dhe për ato civile. Marrësi GPS çkodon fazën e sinjalit të dërguar nga orët atomike të disa satelitëve dhe llogarit pozicionin e tij me ndihmën e teknikës matematikore Trianësh (Trilateration), e ngjashme me metodën Trekëndore, por gjithsesi jo e njëjta.
Marrësit GPS kanë një varietet të larmishëm, që i bën të dallueshëm nga njëri-tjetri, për nga treguesit e saktësisë, forma, zbatimi, kosto etj. Marrësit GPS zakonisht përdoren në navigimin e transportit rrugor, detar dhe transportit ajror; në bujqësi për përcaktimin e saktë të kohës dhe sinkronizimit në disa zona të industrisë. Përdoruesit kanë akses te disa modele të krahasueshme marrësish me kosto të lirë, të kombinuar me kompjuterat, PDA ose pajisje të tjera, që mund të përdoren për navigimin e automjeteve gjatë garave sportive, kalimet në terrene malore, madje dhe për të orientuar njerëzit e verbër.
|