|
|
 |
 |
 |
GPS është një sistem i projektuar nga ushtria Amerikane dhe përdoret kryesisht për qëllime ushatarake. Përdoret për përcaktimin e pozicionimit të njësive ushtarake dhe kontollin e raketave të luftës, etj. në çdo vend ku është vendosur ushtria Amerikane. Satelitët GPS janë të pajisur me detektor me mbushje bërthamore dhe përdoren si pjesë e programit të Shteteve të Bashkuara për zbulimin e shpërthimeve bërthamore.
Përveç qëllimeve ushtarake, sistemi përdoret gjerësisht nga përdorues civil, pasi u jep atyre mundësinë të përcaktojnë saktësisht pozicionimin dhe kohën. Një karakteristikë e rëndësishme e sistemit, është përdorimi falas, gjë që e bën jashtëzakonisht tërheqës për tregun e përdoruesve. |
|
Disa nga zbatimet kryesore te GPS janë:
|
- Manaxhimi dhe kontrolli i punës së mjetit |
|
- Siguria e automjeteve dhe ngarkesës së mallrave |
|
- Navigim në transport – përdorur për transportin rrugor, detar, ajror dhe për optimizimin e itinerarit. Gjendet relativisht një numër i madh zbatimiesh dhe marrësish me kosto të lirë që përdoren për navigimin e automjeteve. |
|
- Në fushën e shkencës dhe kërkimeve – Gjeografi, Kartografi, Gjeologji, Gjeodezi, Arlkeologji etj. |
|
- Bujqësi – për projektimin e terrenit dhe navigimin e mjeteve bujqësore. |
|
- Komunikimi – për sinkronizimin e sistemeve të komunikimit |
|
- Turizëm dhe Sport – familja e sporteve ku kërkohet një aftësi navigimi duke përdorur harta dhe kompas në terrene të panjohura) dhe shërbime për shpëtimin e jetës |
|
- Përcaktimi i kohës ekzakte. |
|
|
 |
|
|
|
|