MC5 është një pjesë integrale e sistemit të manaxhimit dhe kontrollit të automjetit tonë. MC5 është një pajisje inteligjente multifunksionale, projektuar për të kënaqur çdo kërkesë të klientëve. Pajisja ka një bateri të brendshme që e lejon atë të funksionojë kur pajisja ndezëse është e fikur.
Pajisja përdor një modem GSM me cilësi dhe parametra të shkëlqyer – Siemens MC39i. Chip-i i GPS është prodhuar nga Sony.
Pajisja ka 16 porta sensorësh periferik dixhital dhe analog. Interface-i (ndërfaqësi) serial i tij RS232 lejon shkëmbimin e të dhënave me komjuterat. Ne kemi zhvilluar ekrane që e marrin energjinë nga pajisja dhe përputhen plotësisht me të.
Kjo pajisje përfshin një sistem software-ësh unik për njohjen e ngjarjes, i cili lejon të zbulohen ndryshimet në mënyrën dhe intervalet e komunikimit, sleep modes (mjete që kursejnë shumë energjinë elektrike) përshtatësit etj. Pas një konfiguracioni fillestar, pasjisja në mënyrë inteligjente vendos si të reagojë në kushtet e këtij ndryshimi të fushës. Për shembull – për të ulur trafikun kur një pajisje ndezëze është fikur, pajisja mund të kalojë tek forma e SMS. Format e transferimit të komunikimit dhe informacionit dinamik ndihmojnë në minimizimin e informacionit të trafikut.
|