Mc Guard është një pajisje e cila instalohet në mjetin e transportit të klientit dhe përbëhet nga:
* Marrësi GPS
Përcaktimi i pozicionimit të mjetit kudo në botë përmes dymbëdhjetë rrjete marrësish. Siguria e lartë përfitohet nga qëndrueshmëria ndaj ndikimit të faktorëve metereologjik dhe relievit të terrenit, gjithashtu nga niveli i lartë i vërtetësisë së informacionit, nga përpunimi i njëhershëm i sinjalit nga dymbëdhjetë satelitë, ku zgjedhin koorinatat më të përshtatshme për llogaritje. Marrësi GPS ofron alternativa për të programuar para kohe parametrat e kushteve për zhvillimin e një ngjarje, që mund të lidhet me koordinatat, shpejtësinë etj. Vendosja para kohe e kushteve, regjistron zhvillimin e ngjarjeve.
* Bllokuesi TLS
Përdor teknologjinë RFID dhe e pranon atë si një instrument për një mbrojtje pasive të mjetit të transportit, ka lidhje me modulin MC5 dhe mund të regjistrojë ngjarje të tilla si derë e hapur, ndezja e paautorizuar e motorit të mjetit etj. Si një mbrojtje pasive, ai këput zinxhirin të lidhur me ndezjen e mjetit te transportit dhe ka një opsion për bllokim të veçantë të motorit me anë të një komande nga qendra e kontrollit.
* Alarmi
Në proçes zhvillimi e sipër, do të jetë pjesë e sistemit dhe do të sigurojë një opsion për regjistrimin e një grupi të madh ngjarjesh si psh. përpjekjet për heqjen e mbrojtjes dhe zvogëlimin e kohës së kthimit të përgjigjes.
* Komunikator TSL
Është një modul GSM me kartë SIM e cila bën lidhjen përmes rrejtit GSM midis çdo pajisje dhe qendrës së kontrollit.
* Moduli TSL
Lidh dhe ushtron kontrollin e moduleve të ndara në MC Guard. Moduli TLS është një mikrokompjuter i specializuar që sinkronizon punën e moduleve përmes energjisë së kujtesës së pavarur. Siguron një opsion për lidhjen e pajisjes me module të tjera shtesë.
|